Edon Zhegrova mbetet jashtë listës së Juventusit ndaj Parmës, rriten spekulimet për kalimin te Lazio

Edon Zhegrova nuk është përfshirë në listën e Juventusit për përballjen e sotme, të shtunën, kundër Parmës, çka ka shtuar dyshimet për një transferim të mundshëm të tij te Lazio në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Juventusi do të presë Parmën në Allianz Stadium në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Serie A, e cila nis në orën 20:45.

Të lidhura

None found

Trajneri Luciano Spalletti bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar vetëm pak orë para fillimit të takimit.

Në mesin e mungesave janë edhe Kenan Yildiz, Khephren Thuram dhe Weston McKennie, të cilët nuk mund të luajnë për shkak të lëndimeve. Megjithatë, vëmendje të veçantë ka tërhequr mungesa e sulmuesit kosovar, Edon Zhegrovës.

Gazeta italiane Tuttosport raporton se lënia jashtë e Zhegrovës mund të lidhet me mundësinë e një transferimi gjatë ditëve në vijim.

Lazio e ka vendosur në objektiv futbollistin prishtinas dhe tashmë ka nisur bisedimet e para eksploruese me drejtuesit e Juventusit.

Pas konfirmimit të Nico Gonzalezit në skuadër, ish-futbollisti i Lille mund të largohet përmes shitjes, duke marrë parasysh numrin e madh të lojtarëve ofensivë që Spalletti ka në dispozicion.


sultanbeyli escortjojobetAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelercasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet giriş