Nxënësit në Fier përfundojnë në spital pas eksperimentit të lëndës së kimisë

Një eksperiment i orës së kimisë nuk ka shkuar shumë mirë për një klasë nxënësish në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Janaq Kilica” në Fier ka shkaktuar panik tek nxenesit dhe në mbarë shkollën.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se nxënësit kanë qenë në oren e mësimit duke zhvilluar një eksperiment që më pas ka ndodhur edhe reaksioni duke çuar në një re tymi.

Mësohet se 5 nxënës kanë dale nga klasa nga asfiksia dhe më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga shkolla dhe nga autoritetet në lidhje me këtë ngjarje, që ka krijuar më së shumti panik te nxënësit.


Shtuar 28.02.2020 13:07