Ronaldo shënon golin e 978-të pas prekjes vendimtare që i mohoi realizimin Simakanit

Cristiano Ronaldo e ka çuar në 978 numrin e golave të shënuar në karrierën profesionale, pasi Al Nassr mposhti Al-Taawoun me rezultatin 2-1.

Skuadra e Ronaldos e nisi ndeshjen në disavantazh që prej minutës së 11-të, ndërsa Samu Costa rivendosi baraspeshën në shtesën e pjesës së parë. Goli që vulosi përmbysjen erdhi në minutën e 50-të nga portugezi.

Të lidhura

None found

Megjithatë, realizimi u shoqërua me polemika për mënyrën se si u shënua. Mohamed Simakan kishte goditur topin drejt portës dhe ai po drejtohej për në rrjetë, por Ronaldo e preku pak para se të kalonte tërësisht vijën fatale.

Kjo ndërhyrje bëri që goli të regjistrohej zyrtarisht në emër të Ronaldos, duke e çuar në kuotën e 978 golave në karrierë.

Simakani reagoi menjëherë pas aksionit. Mbrojtësi francez vendosi duart në kokë, i zhgënjyer që realizimi nuk iu atribuua atij, ndërsa u largua nga zona e festimeve ku pjesa tjetër e ekipit po festonte me Ronaldon.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta, pasi Ronaldo shtoi një tjetër gol në statistikat e tij, ndërsa Simakani mbeti pa një realizim që dukej se do të ishte i tij.


Shtuar 29.08.2026 00:04

sultanbeyli escortextrabetAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobethttps://x.com/HorizonsLeParticasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet giriş