Barcelona sonte (e enjte) njoftoi se ylli i skuadrës, Lionel Messi nuk është më pjesë e tyre.
Shkaku i rregullave të La Liga-së, Messi nuk ka mundur të vazhdojë kontratën me katalunasit.
Kjo gjë është bërë edhe më dramatike, pasi Barcelona e ka fshirë argjentinasin edhe nga ‘website’, pra numri 10 i Ronald Koeman më nuk ekziston.
Messi nuk kishte kontratë me Barcelonën dhe pas plotë dy dekadave nuk është më pjesë e ekipit të parë.
Lojtarët e tjerë si Griezmann, Braithwaite, Dembele dhe Ansu Fati se bashku me dy transferimet e reja: Aguero dhe Depay ndodhen, por jo numri 10.