Rrëshqitja masive e dheut në Qarkun Gyirong, pranë qytetit Shigatse në Tibet dhe në kufirin mes Kinës e Nepalit, ka shkaktuar 95 viktima. Ndërkohë, qindra njerëz vijojnë të jenë të zhdukur, mes tyre edhe 291 turistë.
Të lidhura
None found
Autoritetet dyshojnë se tragjedia është shkaktuar nga përmbytje të menjëhershme të shoqëruara me rrëshqitje dheu. Situata ka sjellë dëme të konsiderueshme, duke prekur ndërtesa dhe zona të banuara.
Forcat e shpëtimit po vijojnë kërkimet për personat që ende nuk janë gjetur. Sipas të dhënave të raportuara nga BBC, në listën e të zhdukurve mendohet se ndodhen 133 shtetas indianë, të paktën 47 amerikanë dhe 33 britanikë.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka kërkuar që operacionet e kërkim-shpëtimit të intensifikohen dhe të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës. Një zëdhënës e ka përshkruar përmasën e dëmeve si “përtej imagjinatës”.
