SHBA planifikon anulimin e vizave për deri në 200 mijë azilkërkues, Trump forcon kursin ndaj emigracionit

Administrata amerikane po shqyrton revokimin e vizave turistike dhe të biznesit për një numër të madh shtetasish të huaj që, pasi kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara, kanë paraqitur kërkesë për azil. Masa është pjesë e politikës së rreptë të Presidentit Donald Trump në fushën e emigracionit.

Të lidhura

None found

Departamenti i Shtetit bëri të ditur se po bashkëpunon me Departamentin e Sigurisë Kombëtare për të gjetur personat që janë paraqitur si vizitorë afatshkurtër në momentin e hyrjes në SHBA, por më vonë kanë kërkuar azil, si dhe për t’ua anuluar vizat.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, deklaroi për AFP se dy institucionet po punojnë për identifikimin e këtyre shtetasve të huaj dhe revokimin e vizave të tyre joimigruese. Sipas tij, ata kishin pretenduar se do të qëndronin për pak kohë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa më pas kishin aplikuar për azil me synimin për të qëndruar përgjithmonë.

Pigott shtoi se sigurimi i një vize me qëllimin për të kërkuar më pas azil përbën mashtrim dhe, për këtë arsye, justifikon anulimin e saj.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, deri në 200 mijë viza mund të preken nga kjo nismë, një shifër që do të shënonte rekord.

Departamenti i Shtetit nuk e ka pohuar dhe as e ka mohuar numrin e raportuar, por ka sqaruar se procedura do të zbatohet në mënyrë graduale.

Në fillim të gushtit, ky departament njoftoi se rreth 175 mijë shtetasve të huaj u ishin revokuar vizat për arsye të ndryshme që nga janari 2025, kur Donald Trump u rikthye në pushtet.

Mes shkaqeve të përmendura janë veprimtaritë kriminale, shkeljet ligjore, përfshirë drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, si edhe raste të tjera që administrata i ka vlerësuar si të papërshtatshme.

Së fundmi, autoritetet amerikane kanë anuluar edhe vizat e disa zyrtarëve politikë nga Meksika, mes tyre djalit të ish-presidentit Andrés Manuel López Obrador. Presidentja e tanishme meksikane, Claudia Sheinbaum, ka akuzuar Uashingtonin për “bashkëpunim”.


Shtuar 25.08.2026 21:10

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis GirişultrabetleograndbetJojobetcasibom