Procesi për rregullimin e statusit të punës së të punësuarve në Spitalin klinik të Tetovës përbën një tjetër premtim të realizuar, vlerëson VLEN.
Të lidhura
None found
Sot u dorëzuan 109 vendime pune. Bashkë me 36 vendimet e dhëna më parë, numri i pjesëtarëve të stafit që tashmë kanë status të rregulluar pune ka arritur në 145.
Një pjesë e punonjësve që kanë shërbyer prej kohësh në këtë institucion, por që vendimet e punës i morën për herë të parë sot, u takuan me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasamin dhe drejtorin e Spitalit klinik të Tetovës, Erzen Elezi.
“Shumica e vendeve të punës janë paraparë për profile të fushës mjekësore, përfshirë mjekë, laborantë, biokimistë, infermierë dhe kuadro të tjera të domosdoshme për funksionimin e spitalit.
Në këtë proces janë përfshirë gjithashtu 28 specializantë dhe 10 punëtorë teknikë”, theksoi Mexhiti.
Sipas tij, ky proces do të vazhdojë edhe më tej.
Mexhiti bëri të ditur se gjatë muajit shtator pritet të shpallen vende të tjera pune për specializantë, ndihmës-infermierë dhe punonjës të administratës.
“Angazhimi ynë është që Spitali klinik i Tetovës të pajiset me kuadrin e nevojshëm, ndërsa qytetarët të përfitojnë shërbimin shëndetësor që meritojnë. Sepse ne e mbajmë fjalën”, deklaroi Mexhiti.
