Analisti Frashër Oseku ka ndarë një postim ku, duke iu referuar raportimeve të KALLXO.com, pretendon se Fatmir Sheholli i ka dhënë 1 mijë euro gazetarit Milaim Zeka për publikimin e një materiali që dyshohet se ishte hartuar nga shërbimi inteligjent serb BIA.
Të lidhura
None found
Në postim thuhet se Prokuroria Speciale, përmes masave të fshehta, ka siguruar komunikimin mes Shehollit dhe Zekës, i cili dyshohet se është zhvilluar më 30 shtator.
Postimi i publikuar nga Oseku:
Në shtator të vitit të kaluar, Fatmir Sheholli ia dha një mijë euro gazetarit Milaim Zeka, me qëllim që ky i fundit të publikonte një material që dyshohet se ishte përgatitur nga shërbimi inteligjent serb (BIA).
Prokuroria Speciale ka siguruar përmes masave të fshehta një komunikim mes Shehollit dhe Zekës, të zhvilluar më 30 shtator.
#Liriakaemër
