Konflikt në një lokal në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari, plagosi me armë një 47-vjeçar

Një konflikt mes disa personave në zonën e Don Boskos, në Tiranë, është ndërprerë nga ndërhyrja e menjëhershme e policisë. Për ngjarjen, efektivët arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes me armë, ndërsa personi i dëmtuar u vu në hetim për moskallëzim krimi.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 24 gushtit, rreth orës 22:00, në lokalin “Omerta”. Pas sinjalizimit për përplasjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, së bashku me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, mbërritën në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.

Të lidhura

None found

Gjatë kontrollit fizik të Indrit Kallarit, policia gjeti një pistoletë tip “TT”, e cila u sekuestrua bashkë me municionin. Sipas dyshimeve të hetuesve, me këtë armë ai ka goditur në ballë, me qytën e pistoletës, Arben Merkajn.

Indrit Kallari u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “Plagosja e rëndë”. Ndërkohë, Arben Merkaj u arrestua për “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk ka deklaruar rrethanat e ngjarjes dhe faktin se ishte goditur nga Kallari.

Në kuadër të hetimit, uniformat blu sekuestruan gjithashtu pajisjen DVR të kamerave të sigurisë së lokalit. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit.

Sipas njoftimit të policisë, ndërhyrja lidhet me një konflikt të ndodhur në rrugën “Eshref Frashëri”, në Laprakë, rreth orës 21:45 të datës 24.08.2026, mes 2 shtetasve, njëri prej të cilëve ishte i armatosur.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u arrestua në flagrancë shtetasi I. K., 37 vjeç, banues në Krujë. Ai dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me qytën e një pistolete që e mbante pa leje shtetasin A. M., 47 vjeç, banues në Laprakë.

Për 47-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Arma e zjarrit, krehrat dhe fishekët u sekuestruan, ndërsa materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.08.2026 13:45

Tags: ,
sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet