Ekzekutohet në Izrael kreu i “mafias kaukaziane”, kamerat filmojnë atentatin

Yanis Yusayev, i konsideruar si drejtues i të ashtuquajturës “mafia kaukaziane” në Izrael, u qëllua për vdekje të dielën pranë një karburanti në Cezare. Ngjarja e rëndë është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Videoja tregon momentin kur Yusayev del nga një restorant brenda pikës së karburantit, i shoqëruar nga dy persona. Pas tij afrohet një individ me bluzë gri me kapuç, pantallona të zeza dhe një kapele të bardhë bejsbolli.

Të lidhura

None found

Kur ndodhet fare pranë objektivit, autori nxjerr armën dhe e qëllon Yusayev në kokë. Viktima mbetet e shtrirë në tokë dhe dërgohet me urgjencë në spital në gjendje kritike, por mjekët nuk arrijnë ta mbajnë në jetë.

Menjëherë pas sulmit, në vendngjarje mbërrijnë forca të shumta policie, të cilat rrethojnë zonën dhe nisin këqyrjen e provave. Në operacionin për kapjen e autorit përfshihet edhe një helikopter, ndërsa identiteti i të dyshuarit ende nuk është zbuluar.

Hetuesit po analizojnë historikun e Yusayev dhe marrëdhëniet e tij me qarqet e krimit të organizuar, me synimin për të përcaktuar motivin e vrasjes dhe personat që mund të kenë porositur ose organizuar atentatin.

Burime policore dhe persona që kanë njohuri për veprimtarinë kriminale në Hadera dhe Or Akiva thonë se gjatë viteve Yusayev kishte ndërtuar një rrjet të gjerë lidhjesh me emra të njohur të botës së krimit në Izrael.

Në këtë rreth përmenden Patrick Krasnopolsky, i përshkruar si bashkëpunëtori më i afërt dhe “krahu i djathtë” i Yusayev, si edhe Oser Smilov.

Yusayev dhe Krasnopolsky u vunë në pranga në qershor 2025, pasi dyshoheshin për përfshirje në të shtëna me armë dhe sulme me granata kundër bizneseve në Or Akiva. Më pas, të dy u liruan pa u akuzuar.

Në mars të vitit 2026, Krasnopolsky dhe Smilov u arrestuan përsëri. Këtë herë, dyshimet lidhen me një tentativë për vrasjen e një rivali të përfshirë në krimin e organizuar.

Policia izraelite po verifikon edhe raportet për lidhjet e Yusayev me Eli dhe Matan Arbiv, të cilët besohet se kanë ushtruar ndikim mbi aktivitetet kriminale në zonën e Haderës.

Vlerësimet e autoriteteve janë se këta individë mund të kenë qenë pjesë e të njëjtit grup kriminal, i cili vepronte në Hadera, Or Akiva, Cezare dhe zona të tjera të rajonit Sharon.

Ndërsa hetimi vazhdon, policia po përpiqet të sqarojë nëse vrasja ishte pasojë e një përplasjeje mes grupeve rivale të krimit të organizuar dhe të përcaktojë se kush e urdhëroi apo realizoi atentatin.


Shtuar 25.08.2026 10:22

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet