Administrata Trump rikthen tarifën për vizat H-1B me një kosto rekord prej 103,265 dollarësh

Administrata e Presidentit Donald Trump ka hedhur për konsultim një tarifë të re prej 103,265 dollarësh për vizat H-1B, disa muaj pasi një gjykatë federale anuloi tarifën e mëparshme prej 100 mijë dollarësh të propozuar nga qeveria amerikane.

Të lidhura

None found

Dokumenti, i publikuar të hënën, parashikon që tarifa të përdoret për mbulimin e shpenzimeve të sistemit të imigracionit. Administrata thotë gjithashtu se kjo masë synon t’i shtyjë kompanitë amerikane të punësojnë më shumë vendas dhe t’u ofrojnë paga më të larta.

Propozimi nuk ka marrë ende formë përfundimtare. Për një periudhë 30-ditore, publiku mund të paraqesë komente, ndërsa miratimi i rregullores mund të kërkojë disa muaj. Ndërkohë, masa mund të përballet përsëri me kundërshtime në gjykata.

Programi H-1B u lejon profesionistëve të huaj të punojnë në Shtetet e Bashkuara në fusha që kërkojnë aftësi të specializuara. Për të aplikuar, kandidatët duhet të zotërojnë të paktën një diplomë bachelor ose një kualifikim të barasvlershëm. Viza jepet për tre vjet dhe mund të zgjatet edhe për tre vite të tjera.

Çdo vit, Shtetet e Bashkuara japin 65 mijë viza H-1B. Përveç këtij numri, 20 mijë viza u akordohen personave që kanë përfunduar diploma të avancuara në universitete amerikane.

Mbështetësit e skemës thonë se profesionistët e huaj me kualifikime të larta u mundësojnë kompanive amerikane të ruajnë pozicionin konkurrues dhe të zgjerojnë veprimtarinë, çka mund të sjellë edhe vende të reja pune. Administrata Trump, megjithatë, e vlerëson programin si të ekzagjeruar dhe pretendon se ai mund të pakësojë mundësitë e punësimit për amerikanët.

Zëvendëspresidenti JD Vance ka dalë në mbështetje të propozimit, duke thënë se kompanitë në Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë investimet në punësimin dhe përgatitjen profesionale të punëtorëve vendas.

Hapi i parë i administratës për ta rritur në mënyrë të ndjeshme koston e vizave H-1B u ndërmor në shtator të vitit 2025. Në atë kohë, Trump firmosi një urdhër ekzekutiv për vendosjen e tarifës prej 100 mijë dollarësh, ndërsa më herët pagesa ishte rreth 3 mijë dollarë.

Në qershor, gjykatësi federal Leo Sorokin e rrëzoi tarifën prej 100 mijë dollarësh, duke arsyetuar se presidenti nuk kishte kompetencë për ta vendosur atë. Sipas vendimit të tij, ndryshime të tilla në politikën federale të imigracionit janë në kompetencën e Kongresit dhe jo të presidentit. Sorokin konkludoi se administrata nuk kishte autoritetin e deleguar për të vendosur një pagesë të tillë mbi aplikimet për vizat H-1B.


Shtuar 25.08.2026 10:22

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet