Fatmir Sheholli akuzohet për spiunazh dhe shantazh, Prokuroria Speciale e dërgon rastin në gjykatë

Prokuroria Speciale ka ngritur këtë të martë aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Të lidhura

None found

Në aktakuzë thuhet se, në një periudhë të papërcaktuar deri më 9 tetor 2025, Sheholli, i rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë dhe i njohur si “BIA”, ka kontribuar në veprimtarinë e këtij shërbimi duke zbatuar urdhrat dhe detyrat e zyrtarëve të tij.

Prokuroria pretendon se ai ka grumbulluar, siguruar dhe dërguar përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente mbi aktivitetet politike, situatën e sigurisë dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, për veprën penale “Shantazh”, Sheholli akuzohet se gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025 ka ushtruar shantazh ndaj të dëmtuarit A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij në një vlerë mbi 13,000.00 euro.

Sipas aktakuzës, ai i ka kërkuar A.J.-së para në formë huazimi dhe e ka kërcënuar se, nëse nuk ia jepte shumën, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që mund t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e tij.

Rasti tashmë i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë. Fatmir Sheholli vazhdon të mbahet në paraburgim.


Shtuar 25.08.2026 09:33

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet