Lushnja është tronditur mbrëmjen e kësaj të hëne nga një ngjarje e rëndë, e dyshuar si krim brenda familjes.
Rasti është shënuar në fshatin Krutje, ku një i ri dyshohet se i ka marrë jetën nënës së tij dhe ka plagosur rëndë të atin.
Të lidhura
None found
Pas aktit, i riu është larguar dhe ndodhet në drejtim të paditur, ndërsa uniformat blu kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.
Deri tani, shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë sqaruar. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.
