Transporti publik kërkon zgjatjen e kompensimit të naftës deri në shtator, në të kundërt paralajmëron ulje të qarkullimit

Operatorët e transportit publik, kanë përsëritur shqetësimin për vështirësitë financiare që po përballojnë, të shkaktuara nga çmimi i lartë i naftës dhe pakësimi i numrit të pasagjerëve.

Përmes letrës së dytë të dërguar gjatë muajit gusht 2026, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas u është drejtuar ministrive të Financave, Ekonomisë, Infrastrukturës dhe Energjetikës, Pushtetit Vendor, si dhe Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar ndërhyrje për situatën e krijuar.

Të lidhura

None found

Sipas operatorëve, kompensimi i përfituar për muajt mars, prill dhe maj nuk mjafton për të garantuar vijimin normal të shërbimit gjatë gushtit. Ata theksojnë se kostot e operimit janë rënduar ndjeshëm nga shtrenjtimi i karburantit.

Në letrën drejtuar institucioneve argumentohet se karburanti është ndër shpenzimet kryesore të veprimtarisë së transportit publik.

Për shkak të konsumit të lartë ditor të mjeteve, çdo rritje ose qëndrueshmëri e çmimit të naftës në nivele të larta ndikon drejtpërdrejt në kostot e operatorëve.

Ndërkohë, tarifat e transportit publik kanë mbetur të pandryshuara dhe shoqëritë duhet të vijojnë të ofrojnë shërbimin sipas linjave, frekuencave dhe kapaciteteve të përcaktuara. Për këtë arsye, përballimi i shpenzimeve të karburantit është bërë gjithnjë e më i vështirë.

Operatorët vlerësojnë se masat e marra deri tani për kompensimin kanë qenë të domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrit financiar dhe vazhdimin e shërbimit, por problemi që çoi në këtë mbështetje nuk është zgjidhur.

“Karburanti vazhdon të ketë një çmim të lartë dhe të rëndojë ndjeshëm kostot operative të shoqërive. Nëse kjo gjendje vijon gjatë muajit Gusht 2026 dhe në muajt pasues, pa një mekanizëm kompensimi financiar, operatorët do të kenë vështirësi serioze për ta mbajtur shërbimin në nivelin aktual”, thuhet në shkresë.

Shoqata paralajmëron se pamundësia për të përballuar në mënyrë të vazhdueshme shpenzimet e karburantit dhe kostot e tjera të operimit mund të sjellë pasoja të drejtpërdrejta.

Ndër rreziqet e evidentuara është vështirësia për të garantuar vijimin normal të transportit publik.

Një tjetër pasojë mund të jetë pakësimi i numrit të mjeteve që do të dalin në qarkullim.

Operatorët paralajmërojnë gjithashtu, reduktim të frekuencës së autobusëve në linja dhe zgjatje të kohës së pritjes për qytetarët.

Situata mund të krijojë vështirësi edhe në përmbushjen e detyrimeve financiare dhe operative të shoqërive.

Gjithashtu, investimet dhe ndërhyrjet e nevojshme për mirëmbajtjen e flotës mund të shtyhen.

Sipas tyre, ekziston edhe rreziku i përkeqësimit të cilësisë dhe standardeve të shërbimit që u ofrohet qytetarëve.

Në këto kushte, Shoqata e Transportit Publik Qytetas kërkon që skema e kompensimit të karburantit të vijojë edhe për muajin shtator 2026 dhe muajt në vazhdim, për sa kohë çmimi i naftës dhe kushtet ekonomike që justifikuan këtë mbështetje mbeten në nivele të larta.

Shoqata e konsideron vijimin e kompensimit një masë të domosdoshme për ruajtjen e kapaciteteve aktuale të transportit publik, shmangien e reduktimit të mjeteve dhe frekuencave, si dhe mbrojtjen e cilësisë dhe vazhdimësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

Operatorët kërkojnë angazhimin e institucioneve për miratimin e kompensimit financiar për periudhën Qershor-Korrik-Gusht 2026 dhe për muajt pasues, deri në normalizimin e çmimit të karburantit dhe të kushteve ekonomike të aktivitetit.

Shoqata dhe operatorët që ajo përfaqëson deklarojnë se janë të gatshëm t’u vënë institucioneve përgjegjëse në dispozicion çdo të dhënë ekonomike, financiare apo operative që nevojitet për të vlerësuar ndikimin real të çmimit aktual të naftës në funksionimin e transportit publik.

Edhe në shkresën e dërguar më 12 Gusht 2026, operatorët kishin ngritur shqetësimin për pamundësinë e përballimit të kostove të karburantit dhe kishin kërkuar zgjatjen e periudhës së kompensimit.

Vendimi i mëparshëm i qeverisë parashikon kompensimin e operatorëve të transportit publik me 50 lekë për çdo litër karburant të konsumuar gjatë muajve mars, prill dhe maj 2026.

Operatorët kërkojnë që kjo masë të zgjatet edhe për 4 muaj të tjerë. Ndërkohë, çmimi i naftës në vend ka qëndruar prej javësh mbi 210 lekë për litër.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomHoliganbetcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş