Pas dy ditësh hetime, Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i dyshuar se përplasi për vdekje një biçiklist dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Ngjarja ndodhi më 21 gusht 2026, në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, ku humbi jetën shtetasi V. H., 41 vjeç, banues në Rrashbull. Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e policisë arritën të përcaktonin automjetin dhe drejtuesin e dyshuar.
Të lidhura
None found
Si rezultat, u arrestua shtetasi R. R., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Gjithashtu, u gjet edhe automjeti tip “Benz A-Class”, që dyshohet se ka goditur personin që po udhëtonte me biçikletë.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë për vijimin e veprimeve për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
