Varrezat masive në Zubin Potok, Gani Mehmeti: Serbia po luan me dhimbjen e familjeve shqiptare

Pas përfundimit të gërmimeve dhe zhvarrosjes së mbetjeve mortore, në Kalludër të Vogël dhe në Jabukë të Zubin Potokut janë konfirmuar tri varreza masive.

Të lidhura

None found

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se në këto lokacione janë zbuluar mbetjet e 23 personave, të cilët rezultojnë të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Hapi i radhës është dërgimi i mbetjeve për ekzaminime mjekoligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa identiteti i viktimave do të përcaktohet përmes analizave të ADN-së. Pas përfundimit të procedurave, familjet do të informohen zyrtarisht.

Image

Analisti politik Gani Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Serbia po shmang zbardhjen e fatit të personave të vrarë gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Sipas Mehmetit, kjo sjellje lidhet me interesa politike, ndërsa çështja e personave të pagjetur është pjesë e marrëveshjes së vitit 2016, të arritur në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, për gjetjen dhe zbulimin e varrezave masive të shqiptarëve.

Ai ka rikujtuar se bombardimi i caqeve ushtarake dhe policore serbe nga NATO gjatë luftës së vitit 1999 çoi në Marrëveshjen e Kumanovës 1999 dhe në tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Për këtë, Mehmeti ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës ndaj NATO-s, SHBA-ve dhe të gjitha shteteve të tjera anëtare të NATO-s. Sipas tij, pas luftës, me ardhjen e UNMIK-ut, Serbia ruajti një ndikim të konsiderueshëm në Kosovë.

Mehmeti pretendon se Serbia po i shmanget në mënyrë të qëllimshme zbulimit të trupave të vrarë gjatë luftës, duke e përdorur këtë çështje si mjet politik dhe si presion ndaj familjeve, Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Ai ka akuzuar Serbinë se jo vetëm nuk po bashkëpunon për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, por edhe po e pengon procesin. Sipas tij, kjo u pa pas zbulimit të tri varrezave në Zubin Potok, kur kryetari serb Aleksandër Vuçiq e minimizoi ngjarjen dhe u përqendrua te rasti i Rashkoviqit, i cili pretendon se është maltretuar nga policia e Kosovës.

Analisti ka thënë se të dhënave të paraqitura nga Serbia nuk u besohet, pasi, sipas tij, autoritetet serbe janë të njohura për inskenime që u shërbejnë interesave të tyre.

Duke iu referuar deklarimeve të Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sfeçla, Mehmeti ka theksuar se Vuçiq po përpiqet t’u shmanget zbulimeve të tri varrezave masive dhe të 71 armëve të gjata e armëve të tjera, duke e zhvendosur vëmendjen te Rashkoviqi. Ai ka shtuar se policia e Kosovës është duke e hetuar këtë rast, siç duhet të bëjë.

Megjithatë, Mehmeti ka ngritur pyetjen se çfarë i duhen Serbisë trupat e shqiptarëve të vrarë, të cilët, sipas tij, janë mbajtur të fshehur për plot 27 vite nga njësitë ushtarake dhe policore serbe. Ai ka theksuar se viktimat ishin civilë dhe nuk përbënin kërcënim për askënd, ndaj familjeve duhet t’u dorëzohen mbetjet e të afërmve të tyre, në mënyrë që të mund t’i përkujtojnë me një lule, në shenjë dashurie, mungese dhe malli.

Mehmeti ka kritikuar edhe heshtjen e komunitetit ndërkombëtar, duke kërkuar që ai të angazhohet më fuqishëm dhe t’i vendosë Serbisë kushte për zbardhjen e plotë të fatit të personave të pagjetur.

Sipas tij, Serbia po e shfrytëzon këtë çështje për të përhapur dezinformata te opinioni ndërkombëtar dhe te partnerët e Kosovës, me synim që të ndikojë kundër Kosovës. Megjithatë, ai beson se ndërkombëtarët tashmë e njohin mirë natyrën e Serbisë dhe se veprimet e saj mund të shërbejnë vetëm për ta ekspozuar atë.

Analisti ka përfunduar se BE-ja dhe shtetet perëndimore duhet ta mbajnë Serbinë përgjegjëse dhe ta detyrojnë të bashkëpunojë plotësisht, derisa të gjenden të gjithë trupat shqiptarë që u mungojnë familjeve dhe Kosovës. Ai ka nënvizuar se nuk duhet të lejohen më lojëra me ndjenjat e shqiptarëve dhe me dhimbjen e familjeve për të afërmit e tyre të zhdukur.


Shtuar 23.08.2026 16:51

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetizmir escortAnkara escortjojobetizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetbahsegelbehsegelmarsbahiscasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomcasibom girişcratosroyalbetjojobet girişcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomhuhubetholiganbetroyalbetroketbetromabetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet Girişmarsbahis