Altin Kryeziu, polici që humbi jetën disa ditë pas aksidentit të ndodhur gjatë kryerjes së detyrës, do të përcillet për në banesën e fundit të hënën, më 24 gusht.
Të lidhura
None found
Familja bëri të ditur se ceremonia mortore do të zhvillohet në varrezat e fshatit Bubavec, duke nisur nga ora 17:00.
“Në këtë ditë të rëndë, do t’i japim lamtumirën e fundit Altinit, djalit, policit dhe njeriut që la pas kujtime, dhimbje e respekt të pashlyeshëm.
U prehsh në paqe, Altin. Lavdi jetës dhe veprës tënde!”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
