Alarm në Britani/ Sulmi kibernetik i lidhur me Iranin la një termocentral të bllokuar për katër ditë

Një termocentral në Britani u detyrua të ndërpresë funksionimin për katër ditë, pas një sulmi kibernetik që dyshohet se u realizua nga hakerë të lidhur me Iranin, raportoi Telegraph.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua në korrik dhe vlerësohet si një prej goditjeve më të rënda kibernetike ndaj infrastrukturës energjetike britanike. Telegraph nuk ka zbuluar emrin e impiantit, ndërsa të dhënat e disponueshme tregojnë se bëhej fjalë për një njësi me kapacitet të vogël. Për pasojë, ndërprerja nuk pati ndikim në funksionimin e rrjetit elektrik.

Raporti thekson se ky është rasti i parë kur hakerë të lidhur me Iranin kanë mundur të ndalojnë një termocentral britanik për një periudhë kaq të gjatë.

Ky incident ndodhi në një periudhë kur janë evidentuar edhe tentativa të tjera kundër infrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara, mes tyre ndaj sistemeve të administrimit të ujit. Zhvillimet kanë shtuar shqetësimin e autoriteteve amerikane dhe britanike për përshkallëzimin e rrezikut kibernetik ndaj infrastrukturës jetike.

Shërbimet britanike dhe amerikane të inteligjencës kanë dhënë vazhdimisht alarme për veprimtarinë e grupeve hakerësh që lidhen me Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut. Sipas tyre, këto grupe synojnë institucionet qeveritare dhe infrastrukturën kritike.

Sulmet e mëparshme kibernetike kanë shkaktuar ndërprerje në sistemet e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar britanik, në shkolla dhe në objekte industriale. Në mesin e kompanive të goditura ka qenë edhe Jaguar Land Rover, ndërsa grupe hakerësh nga jashtë kanë fituar akses në të dhënat e klientëve të kompanive britanike të shitjes me pakicë, si edhe në të dhënat e votuesve të Komisionit Zgjedhor.


Shtuar 23.08.2026 10:40

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet giriş