Partizani e nisi sezonin në Superiore me një barazim pa gola ndaj Teutës, ndërsa pika e marrë nga “Demat e Kuq” u sigurua kryesisht falë ndërhyrjeve vendimtare të portierit Pano Qirko.
Të lidhura
None found
Skuadra kryeqytetase u detyrua të luante në inferioritet numerik pas kartonit të kuq të marrë nga mesfushori afrikan Rowan Human, i cili goditi në mënyrë brutale Sherif Kallakun.
Pas ndeshjes, Human reagoi përmes rrjeteve sociale, duke shprehur keqardhjen për veprimin e tij dhe duke marrë përsipër përgjegjësinë për situatën.
“Më vjen keq për sot. Ishte një moment që nuk dua ta përsëris më kurrë në jetën time. I zhgënjeva shokët e ekipit, tifozët dhe të gjithë ata që i kushtojnë kohë dhe përpjekje suksesit të klubit të futbollit.
Isha i pamatur me mënyrën se si reagova ndaj situatës”, shkroi mesfushori, në një mesazh që përcolli pendesë dhe reflektim pas përjashtimit nga loja.
