Zirkzee në bisedime për një transferim surprizë te rivali i Manchester Unitedit

Joshua Zirkzee mund të mbyllë aventurën me Manchester Unitedin këtë verë, por sulmuesi holandez mund të qëndrojë në Ligën Premier.

Të lidhura

None found

Edhe pse 25-vjeçari është ende pjesë e “Djajve të Kuq”, ai nuk ka mundur të lërë gjurmë që nga transferimi i tij nga Bologna në vitin 2024.

Në 75 ndeshje me fanellën e Manchester Unitedit, Zirkzee ka realizuar vetëm 9 gola. Performanca e tij ndikoi gjithashtu që ai të mos përfshihej në skuadrën e Holandës për Kupën e Botës.

Pavarësisht se e ka nisur sezonin si lojtar i Unitedit, gjithçka tregon se e ardhmja e tij pritet të jetë larg “Old Trafford”.

Fabrizio Romano raporton se sulmuesi ka zgjuar interesimin e disa klubeve italiane, ndërsa prej një kohe është përmendur mundësia e rikthimit të tij në Serie A. Megjithatë, në garë tashmë është përfshirë edhe Aston Villa.

Skuadra nga Birminghami ka kontaktuar Manchester Unitedin për të diskutuar transferimin e Zirkzees. Realizimi i kësaj lëvizjeje, megjithatë, varet nga situata e Ollie Watkins.

Watkins është në qendër të vëmendjes së Al-Hilalit, që deri tani ka paraqitur katër oferta për sulmuesin anglez. Propozimi i fundit, me vlerë rreth 45 milionë euro, është refuzuar nga Aston Villa, por klubi saudit pritet të bëjë një tjetër ofertë.

Në rast se Watkins largohet, Aston Villa mund ta konsiderojë Zirkzeen si një nga alternativat për ta zëvendësuar atë.

Gjatë kësaj vere, Villa ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm, mes tyre Morgan Rogers, Youri Tielemans, Lucas Digne dhe së fundmi Ezri Konsa, i cili iu bashkua Arsenalit.


Shtuar 22.08.2026 16:10

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Giriş