Sveçla kritikon Vuçiqin, Burjani thotë se Kosova duhet të ngrejë padi që Serbia të përballet me përgjegjësinë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka cilësuar të papranueshme deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për rastin e Nenad Rashkoviqit.

Të lidhura

None found

Sipas Sveçlës, presidenti i Serbisë po përpiqet ta shfrytëzojë këtë çështje për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku janë zbuluar tri varreza masive dhe është kapur një sasi e konsiderueshme armatimi.

“Sjellja e presidentit Vuçiq është absolutisht e papranueshme. Ai po tenton ta përdorë një pretendim për të minimizuar rolin e shtetit të Serbisë në luftën e fundit në Kosovë dhe për ta zhvendosur vëmendjen nga zbulimet tronditëse”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka kërkuar që Serbia të bashkëpunojë për zbardhjen e krimeve të luftës, si dhe të hapë arkivat shtetërore për të dokumentuar ngjarjet e ndodhura në Kosovë.

“Në vend që Aleksandar Vuçiq të ofrojë bashkëpunim dhe të hapë arkivat e Serbisë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, ai po përpiqet që me retorikën e tij ta devijojë vëmendjen nga thelbi i çështjes”, është shprehur ministri.

Sa i përket rastit të Nenad Rashkoviqit, Sveçla ka bërë të ditur se Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet pas ankesës së pranuar.

Si rezultat i hetimit, deri tani janë pezulluar dy zyrtarë policorë, pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës.

“Menjëherë pasi jemi informuar për ankesën, IPK-ja është angazhuar në hetimin e rastit. Tashmë është bërë e ditur se Inspektorati ka rekomanduar pezullimin, ndërsa eprorët e policisë e kanë zbatuar atë ndaj dy zyrtarëve policorë”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri ka theksuar se procedurat hetimore vijojnë ende. Pas përfundimit të tyre, institucionet do ta informojnë opinionin publik për gjetjet dhe masat e mundshme ndaj zyrtarëve të përfshirë.

Sveçla ka thënë se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të trajtojnë të dyja çështjet. Në përfundim, ai i ka bërë thirrje Vuçiqit të mos përdorë deklarata që, sipas tij, e largojnë vëmendjen nga zbardhja e krimeve të luftës.

“Vuçiqi duhet ta kuptojë se nuk mund të jetë ai që ankohet për këtë çështje. Është koha që të veprojë në mënyrë që plagët e shumë familjeve të personave të zhdukur me dhunë të nisin të shërohen”, ka përfunduar Sveçla.

Image

Rreth deklaratave të ministrit ka reaguar edhe juristi Blerim Burjani. Ai ka thënë se Serbia vështirë se mund të fshihet pas çështjeve të tjera për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Burjani vlerëson se futja e armatimit në veri nuk mund të ketë ndodhur pa dijeninë e Serbisë dhe se vëmendja nuk mund të largohet as nga zbulimi i varrezave masive.

“Situata është e qartë. Serbia nuk mund të fshihet pas çështjeve të tjera. Hyrja e gjithë këtij armatimi nuk mund të ndodhte pa dijeninë e saj, ndërsa nuk ka ndonjë palë tjetër që mund ta ketë furnizuar veriun me armë. Po ashtu, çështja e varrezave masive nuk mund të mbulohet duke e zhvendosur vëmendjen diku tjetër. Serbia e di se çfarë ka bërë në Kosovë, si në veri, ashtu edhe gjatë luftës”, ka deklaruar Burjani.

Juristi ka theksuar se Serbia deri më tani nuk ka pranuar përgjegjësi dhe se edhe Kosova ka rol në krijimin e kushteve për ta detyruar atë të përballet me të kaluarën.

Sipas Burjanit, nevojitet një padi për krime lufte dhe presion më i madh nga bashkësia ndërkombëtare. Ai ka thënë se pa këto hapa, Serbia nuk do ta pranojë gjenocidin, pasi një pranim i tillë do ta obligonte të paguante reparacione e dëme dhe të kompensonte viktimat.

“Serbia nuk ka marrë përgjegjësi deri tani dhe kjo lidhet edhe me veprimet e Kosovës. Pa një padi për krime lufte dhe pa trysni të fortë ndërkombëtare, ajo nuk do ta pranojë gjenocidin. Para pesë vjetësh do të ishte më e lehtë që Serbia t’i nënshtrohej presionit, ndërsa sot mundësitë janë më të kufizuara, pasi vëmendja e botës është përqendruar te konfliktet e reja, te përpjekjet për shuarjen e luftërave në Lindje dhe te lufta Rusi-Ukrainë”, ka shtuar ai.

Burjani ka kërkuar nga Kosova që të përgatisë një padi, duke theksuar se janë mbledhur shumë fakte dhe materiale që dokumentojnë krimet serbe në Kosovë.

Ai ka sqaruar se Kosova, për shkak se nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, nuk mund ta paraqesë vetë një padi të tillë. Sipas tij, këtë nismë mund ta ndërmarrë një shtet tjetër anëtar, ndërsa ka përmendur Shqipërinë si një mundësi.

“Kosova mund të paraqesë sa të dëshirojë argumente, por pa hartuar një padi nuk mund të bëjë shumë. Duhet të ndërtohet padia, pasi faktet dhe materialet për krimet serbe në Kosovë janë të shumta. Meqë Kosova nuk është pjesë e Këshillit të Evropës, ajo nuk mund ta bëjë këtë vetë, por një shtet tjetër anëtar mund ta ndërmarrë këtë hap. Shqipëria, për shembull, mund të iniciojë një nismë të tillë”, ka përfunduar Burjani.


Shtuar 22.08.2026 14:16

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibombetnanoAnkara escortjojobetizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbettümbet giriş1xbet girişmarsbahiscasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomhuhubetholiganbetroyalbet girişroketbet girişromabet giriş