Përplasje fatale në Britani, automjeti i policisë aksidentohet me një Volkswagen Passat

Një aksident i rëndë, ku u përfshinë një makinë policie dhe një Volkswagen Passat, ka shkaktuar humbjen e jetës së disa personave në orët e para të mëngjesit në Britani.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:40 në autostradën A66, në zonën South Bank, pranë Middlesbrough, në Teesside.

Autoritetet bëjnë të ditur se automjeti policor u përplas me një Volkswagen Passat. Identiteti dhe numri i saktë i viktimave ende nuk janë konfirmuar, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e tyre.

Policia e Clevelandit sqaroi se raportimet e para flisnin për përfshirjen e tre automjeteve, por verifikimet e mëvonshme treguan se në aksident ishin përfshirë vetëm dy mjete.

Shërbimi i Ambulancës së Verilindjes së Anglisë angazhoi 14 ekipe në vendin e ngjarjes, të cilin e cilësoi si një aksident “serioz”. Sipas këtij shërbimi, “një numër pacientësh kishin vdekur”.

Për shkak të përplasjes, autostrada A66 është bllokuar në të dyja drejtimet, në pjesën ndërmjet Normanby Road dhe Church Lane. Autoritetet kanë bërë të ditur se mbyllja mund të zgjasë për një periudhë të konsiderueshme.

Në zonë janë pozicionuar shumë automjete të shërbimeve të emergjencës, ndërsa drejtuesve u është kërkuar të zgjedhin rrugë alternative.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar të gjitha rrethanat e aksidentit.


Shtuar 22.08.2026 11:52

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetmarsbahis girişroketbet girişromabet giriş