Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës janë paraqitur sot në sallën plenare të Kuvendit, duke kërkuar që të thirret seanca konstituive dhe të bëhet konstituimi i Kuvendit.
Të lidhura
None found
Në mesin e të pranishmëve u panë edhe kryetari i partisë, Bedri Hamza, si dhe ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj.
Gjatë qëndrimit në sallë, deputetët po adresojnë fjalime nga foltorja e Kuvendit, ndërsa zhvillimet po përcillen nga mediat.
Në deklaratat e tyre, ata kanë akuzuar kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për uzurpim të institucioneve dhe shkelje të rendit kushtetues.
