Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Mirditë, pasi u kap mat duke ndezur një zjarr. Në pranga ra Anton Deda. Policia thotë se Deda u kap gjatë monitorimit të terrenit me dron, pasi dyshohej se merrej me zjarrvënie të qëllimshme.
Sipas policisë, 62-vjeçari dyshohet se ka shkaktuar edhe 5 zjarre të tjera në ditët e fundit.
Të lidhura
None found
“Në momentin e kapjes, 62-vjeçari sapo kishte ndezur një vatër zjarri në fshatin Rraja e Valës. Nga veprimet hetimore dhe ndjekja në terren është dokumentuar se, gjatë ditëve të mëparshme, ky shtetas kishte ndezur edhe 5 vatra të tjera zjarri”, thuhet në njoftim.
Arrestimi i tij u krye për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Policia thotë se Deda u kap gjatë monitorimit të terrenit me dron, pasi dyshohej se merrej me zjarrvënie të qëllimshme. Sipas policisë, 62-vjeçari dyshohet se ka shkaktuar edhe 5 zjarre të tjera në ditët e fundit.
Arrestimi i tij u krye për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
