Kallas: Sulmi në Kryvyi Rih është terror i organizuar, Rusia po përpiqet t’i bëjë qytetet ukrainase të pabanueshme

Bilanci i sulmit rus ndaj një qendre tregtare në Kryvyi Rih ka shkuar në 16 viktima, ndërsa rreth 130 persona të tjerë janë plagosur. Ngjarja është dënuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Përmes një reagimi në X, Kallas e përshkroi goditjen si një akt terrori të planifikuar, duke thënë se synimi i Moskës është shndërrimi i qyteteve ukrainase në zona të pabanueshme.

Të lidhura

None found

“Ky është terror i planifikuar. Rusia dëshiron t’i bëjë qytetet ukrainase të pabanueshme”, shkroi ajo.

Kallas bëri të ditur gjithashtu se ka paraqitur propozimin për paketën “më gjithëpërfshirëse” të sanksioneve kundër Rusisë që prej nisjes së luftës.

“Po propozoj listimet më të gjera të sanksioneve ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës. Presioni duhet të intensifikohet derisa Moska t’i japë fund luftës”, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së.

Ajo njoftoi se ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së do të shqyrtojnë mundësinë e rritjes së ndihmës për Ukrainën. Në fokus do të jetë forcimi i mbrojtjes ajrore dhe i kapaciteteve kundër raketave.

Diskutimet pritet të mbahen në Dublin pas më pak se dy javësh.


Shtuar 22.08.2026 08:34

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetmarsbahis girişroketbet girişromabet giriş