Dy përballje do të luhen sot, e shtunë, në kuadër të javës së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Java e dytë e sezonit 2026/27 u hap të premten me duelin Malisheva-Drenica, i cili përfundoi me rezultatin 1-1.
Programi i ditës së sotme përfshin dy ndeshje, të planifikuara në orare të ndryshme.
Në orën 16:30, Ballkani do të përballet me Vushtrrinë në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Edhe sfida ndërmjet Dukagjinit dhe Feronikelit ’74 ishte planifikuar të niste në orën 16:30, por orari është ndryshuar dhe ndeshja do të zhvillohet nën ndriçimin e reflektorëve.
Kjo përballje do të nisë në orën 19:00 në stadiumin “18 Qershori”, duke shënuar herën e parë që në Klinë luhet një ndeshje nën drita.
