Von der Leyen: Dënon planin e Izraelit për të ndërtuar njësi vendbanimesh në Bregun Perëndimor të pushtuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i është bashkuar reagimeve të ashpra të vendeve evropiane duke dënuar planet e Izraelit për hapjen e tenderëve për ndërtimin e njësive të reja të banimit në kuadër të projektit kontrovers “E1” në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Përmes një reagimi zyrtar në rrjetin social X, von der Leyen e cilësoi lëvizjen e qeverisë izraelite si të papranueshme, duke nëvizuar qëndrimin e prerë të Bashkimit Evropian kundër këtij projekti.

Të lidhura

None found

“Vendimi i qeverisë izraelite për të nisur një thirrje për tenderë për ndërtimin e njësive të banimit në kuadër të projektit E1 është i papranueshëm. Ne e kemi kundërshtuar prej kohësh këtë hap”, deklaroi kryediplomatja e BE-së.

Qëndrimi i kreut të Komisionit Evropian vjen menjëherë pas një deklarate të përbashkët të lëshuar nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Italia, të cilat dënuan me forcë zgjerimin e projekteve të banimit në territorin e pushtuar.


Shtuar 21.08.2026 23:36

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet