Vrasja e turistit në Ksamil, “Principote Mykonos” mohon çdo lidhje me lokalin shqiptar

Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën 20-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes, në plazhin “Principotes” në Ksamil, ka reaguar edhe kompleksi luksoz bregdetar “Principote Mykonos”. Për vrasjen dyshohet se është autor 29-vjeçari Sokrat Vata.

Përfaqësuesit e markës greke kanë deklaruar se nuk kanë asnjë marrëdhënie biznesi apo lidhje tjetër me beach-barin që operon në Shqipëri. Sipas tyre, lokali në Ksamil po përdor pa leje markën e regjistruar “Principote Mykonos”, ndërsa ndaj këtij subjekti janë ndërmarrë hapa ligjorë.

Të lidhura

None found

Në deklaratën publike, kompania sqaron: “Në dritën e një incidenti tragjik që ndodhi së fundmi në qytetin shqiptar të Ksamilit dhe në një dyqan që po përdor ilegalisht emrin tonë të biznesit, sqarojmë, për të shmangur konfuzionin, se PRINCIPOTE MYKONOS nuk ka absolutisht asnjë marrëdhënie biznesi apo tjetër me lokalin e mësipërm shqiptar. Kundër tij kemi ndërmarrë veprime ligjore me qëllim që ta ndalojmë të përfshihet në konkurrencë të padrejtë në dëmin tonë, duke ‘korrur’ ilegalisht reputacionin ndërkombëtar që PRINCIPOTE MYKONOS ka fituar gjatë shumë viteve.”

Reagimi vjen në një kohë kur autoritetet shqiptare vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e përplasjes fatale, ku u vra 20-vjeçari portugez.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet