Portieri 29-vjeçar Elhan Kastrati është zyrtarisht lojtari më i ri i Kallitheas. Pas përfundimit të bashkëpunimit me Eintracht Braunschweig, ai ka zgjedhur të vijojë karrierën në Superligën e dytë të Greqisë.
Të lidhura
None found
Kukësi ka firmosur një marrëveshje njëvjeçare me klubin athinas, kontratë që do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2027. Për Kastratin, ky është përjetimi i parë në futbollin grek.
Gjatë karrierës së tij, portieri i Kombëtares shqiptare ka luajtur në Shqipëri me Teutën, ndërsa në Itali ka veshur fanellat e Curi Juniores, Pescarës, Piacenzas, Trapanit dhe Cittadellas.
