Zjarret në vend, 10 vatra ende aktive/ 240 ushtarakë, 4 helikopterë dhe 2 avionë në operacione

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se deri në orën 14:00 të 21 gushtit në Shqipëri janë evidentuar 16 vatra zjarri. Nga këto, 10 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 2 të tjera po mbahen nën monitorim.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 240 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Të lidhura

None found

Në zonën Gojan–Gjegjan të Pukës, gjendja raportohet e qetë dhe nuk ka kërcënim për banesat. Ekipet e MZSH-së, Shërbimit Pyjor, bashkisë, vullnetarët dhe Forcat e Armatosura po vijojnë punën në terren, ndërsa mjetet janë vendosur në pikat ku mund të ketë riaktivizim të zjarrit.

Ndërhyrja në Dukat të Vlorës po zhvillohet në zonën e Shatës, pasi gjatë natës flakët u përhapën në drejtim të malit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, banesat nuk janë të rrezikuara. Në operacion janë përfshirë edhe dy avionë Air Tractor.

Në Mal Milot të Kurbinit po vijon përpjekja për shuarjen e zjarrit që ka përfshirë pyllin me pisha. Nuk raportohet rrezik për banesat, ndërsa në operacion marrin pjesë forca zjarrfikëse, efektivë të policisë, punonjës të bashkisë dhe Forcat e Armatosura. Ndërhyrja mbështetet nga ajri prej një helikopteri.

Në Dajt të Tiranës, ekipet po punojnë për izolimin e vatrave të mbetura. Një pjesë e tyre është izoluar tërësisht dhe nuk përbën rrezik për zonat e banuara.

Ndërhyrja dhe vëzhgimi vazhdojnë edhe në vatrat e tjera, me synim kontrollin e situatës dhe shmangien e riaktivizimit të zjarreve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon ndjekjen e situatës në të gjithë vendin me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale vijojnë të jenë në gatishmëri për reagim të menjëhershëm.


Shtuar 21.08.2026 15:28

matbetsultanbeyli escortıptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubet