Juventusi synon edhe tri përforcime, zbardhen objektivat për mesfushën, mbrojtjen dhe sulmin

Juventusi nuk e ka mbyllur ende fushatën e transferimeve të verës. Edhe pse klubi ka qenë mjaft aktiv, drejtuesit synojnë të sjellin deri në tre lojtarë të tjerë, por fillimisht duhet të krijojnë hapësirën e nevojshme në skuadër.

Deri tani, Zonja e Vjetër ka realizuar gjashtë afrime: Guglielmo Vicario, Zeki Celik, Jhon Lucumi, Kerim Alajbegovic, Randal Kolo Muani dhe Jeff Ekhator.

Të lidhura

None found

Sipas Gazzetta dello Sport dhe mediave të tjera italiane, merkatoja e Juventusit është ende në zhvillim. Trajneri Luciano Spalletti shpreson që klubi të përforcohet me një mesfushor të ri, një mbrojtës krahu dhe një qendërsulmues.

Përpara se të konkretizojë këto lëvizje, Juventusi duhet të largojë disa prej lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e skuadrës.

Arthur pritet të largohet pas ndërprerjes së përbashkët të kontratës, ndërsa klubi po pret oferta edhe për Teun Koopmeiners, Juan Cabal, Jonathan David dhe Michele Di Gregorio.

Franck Kessie, i cili është lojtar i lirë, shihet si zgjedhja kryesore për mesfushën qendrore. Alternativa e parë për këtë pozicion është Leon Goretzka, gjithashtu i disponueshëm pa kosto transferimi.

Në krahun e majtë të mbrojtjes, objektivi numër një është Hugo Bueno i Wolverhamptonit. Pas tij renditet Emerson Palmieri, një mundësi më ekonomike dhe futbollist që ka punuar më parë me Spallettin te Roma.

Për repartin ofensiv, Juventusi ka vendosur në krye të listës Joshua Zirkzee të Manchester United. Klubi italian e di se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shqyrtojnë mundësinë e huazimit të tij.

Afati kalimtar i verës përfundon më 1 shtator. Deri atëherë, Juventusi duhet të sistemojë lojtarët e padëshiruar përpara se të finalizojë përforcimet e fundit.


matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet