Në Itali, çmimi i naftës rrezikon të prekë pragun e 3 eurove për litër në harkun e disa muajve, në rast se tensionet në Lindjen e Mesme thellohen dhe Ngushtica e Hormuzit mbetet e bllokuar. Paralajmërimin e dha kreu i FederPetroli Italia, Michele Marsiglia.
Të lidhura
None found
Bëhet e ditur se nuk bëhet fjalë për një rritje që do të ndodhë menjëherë, por për një projeksion të mundshëm nëse nuk qetësohet klima e konfliktit. Zgjatja e krizës, sipas Marsiglias, mund të çojë në një destabilizim të theksuar të tregjeve energjetike.
Nafta e papërpunuar e llojit Brent tashmë ka kapur vlerën 92-93 dollarë për fuçi, teksa çmimi i gazit lëviz rreth 63 euro për megavat-orë. Pikërisht shtrenjtimi i gazit shihet si kërcënimi kryesor për familjet dhe sipërmarrjet italiane, sepse efektet do të reflektohen në faturat e tetorit dhe nëntorit.
Shtimi i çmimeve po e zbeh përfitimin e lehtësimit fiskal prej 17 centësh për akcizën e naftës, një lehtësim që përfundon në 25 gusht. FederPetroli tërheq vëmendjen se edhe plani italian për shumëfishimin e burimeve të furnizimit rrezikon të dështojë, nëse konflikti në Lindjen e Mesme përhapet më tej.
