Gjykata ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, i cili është nën hetim për procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, ndaj Gjylit është caktuar masa e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, si dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit.
Të lidhura
None found
Gjyli është një prej personave të përfshirë në dosjen që lidhet me procedurat e tenderimit dhe ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
Në të njëjtën çështje, është marrë e pandehur edhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
