Arrestohet në Nju Jork 35-vjeçarja që planifikonte një sulm me bombë në Kapitol, e frymëzuar nga ISIS

FBI-ja ka vënë në pranga një grua 35-vjeçare të quajtur Jessica Bowie, e cila dyshohet se kishte ndërmend të kryente një sulm me bombë ndaj Kapitolit të shtetit të Nju Jorkut dhe zyrtarëve të zgjedhur, në një komplot të frymëzuar nga ISIS.

Të lidhura

None found

Ajo u ndalua të mërkurën dhe doli për herë të parë para Gjykatës Federale të enjten. Prokuroria e akuzon për përpjekje për t’i ofruar mbështetje materiale ISIS-it, i cili është i përcaktuar si organizatë e huaj terroriste.

Sipas aktakuzës, Bowie kishte shprehur besnikëri ndaj ISIS-it dhe gjatë muajit korrik kishte nisur të planifikonte sulmin. Autoritetet dyshojnë se ajo kishte vëzhguar disa herë nga afër Kapitolin dhe kishte fotografuar ndërtesën dhe zonat përreth saj.

FBI-ja publikoi edhe pamje nga hetimi, ku e dyshuara shihet duke kryer vëzhgime pranë Kapitolit. Në njërën prej tyre, autoritetet e identifikojnë atë si personin me veshje të zeza që po fotografonte ndërtesën.

Hetuesit thonë se ajo kishte blerë materiale që besonte se mund të përdoreshin për një bombë dhe kishte kërkuar ndihmë për realizimin e sulmit. Në kuadër të një operacioni të fshehtë, agjentët e FBI-së u paraqitën si persona të lidhur me ISIS-in dhe komunikuan me të rreth planit.

Autoritetet amerikane thanë se agjentët i dorëzuan asaj një pajisje shpërthyese dhe një armë joaktive, përpara se ta arrestonin.

Sipas hetimeve, synimi i saj ishte ta sulmonte Kapitolin ndërkohë që senatorët e shtetit ndodheshin në ndërtesë. Autoritetet shtojnë se Bowie kishte diskutuar edhe për objektiva të tjerë të mundshëm në të ardhmen.

Autoritetet e vlerësuan planin si serioz dhe të rrezikshëm, por theksuan se ai u zbulua dhe u neutralizua përpara se të realizohej.


Shtuar 21.08.2026 11:01

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet