Klubi i Teutës ka zbuluar fanellën e re për sezonin 2026-2027 në Superiore, duke zgjedhur një koncept “autoktonas” që lidhet me identitetin e qytetit gjatë periudhës kur ai njihej si “Dyrrah”.
Të lidhura
None found
Videoja e prezantimit paraqet fanellën duke udhëtuar brenda një kutie të veçantë, e shoqëruar nga një grup i madh luftëtarësh. Në fund, kutia hapet nga mbretëresha Teuta, e krijuar me anë të inteligjencës artificiale.
Ky prezantim ka tërhequr vëmendjen edhe të gazetares kosovare Qeqa Krelani, e cila e ka komentuar me fjalët: “Çfarë prezantimi”. Reagimi i saj nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi trajneri i Teutës, Edlir Tetova, e ka shpërndarë më tej në “story”.
