Mëngjesin e sotëm 21 gusht 2026, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Shkozet-Shijak, në vendin e quajtur Rrashbull. Sipas informacionit të Policisë, rreth orës 06:15, një automjet ka përplasur një biçiklist, shtetasin V. H., 32-vjeç.
Si pasojë e përplasjes, 32-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Të lidhura
None found
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Durrës/Informacion paraprak:
Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
