Dinamo City barazon me Pafosin, gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit

Dinamo City dhe Pafosi u ndanë në barazimin 1-1 në takimin e parë të fazës “play-off” të Ligës së Konferencës, në një sfidë të pasur me raste, penallti dhe tension deri në vërshëllimën e fundit.

Të lidhura

None found

Skuadra shqiptare e kërkoi avantazhin gjatë pjesës së parë, ndërsa mundësia më e mirë për të shënuar iu paraqit Pafosit në minutën e 36-të, kur iu akordua penallti. Nga pika e bardhë u paraqit David Luiz, ish-mbrojtësi i njohur i Chelseat dhe Paris Saint-Germainit, por braziliani u ndal nga portieri i Dinamo Cityt.

Edhe pse të dy ekipet krijuan mundësi, 45 minutat e para përfunduan me rrjeta të paprekura.

Pas pushimit, Dinamo City u shfaq më aktive në sulm dhe provoi të gjente golin me Qardakun, Berishën, Ditën dhe Silva-Richards.

Presioni i vendasve u konkretizua në minutën e 78-të. David Fadairo dërgoi topin në rrjetë pas pasimit të Adamu Alhassanit, duke i dhënë Dinamo Cityt epërsinë 1-0.

Skuadra shqiptare nuk pati mundësi ta ruante gjatë avantazhin e krijuar.

Vetëm tri minuta pas golit, Pafosi fitoi një tjetër 11-metërsh, pasi Lorenco Vila ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Gonçalo Rodrigues brenda zonës.

Këtë herë nga pika e bardhë nuk u ekzekutua penallti, ndërsa Pafosi arriti të barazojë në minutën e 83-të me Leles, duke vulosur shifrat 1-1.

Gjatë minutave të mbetura, të dyja skuadrat u përpoqën të shënonin golin e fitores, por asnjëra nuk ia doli. Dinamo City pati një rast të rrezikshëm, ndërsa në fund të takimit portieri Aldo Teqja u detyrua të bëjë një ndërhyrje vendimtare.

Barazimi e lë të hapur kualifikimin, i cili do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit.


Shtuar 20.08.2026 23:04

matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet