Pietro Puzone në gjendje kritike, miku i Maradonës u gjet në rrugë pas betejës me alkoolin

Ish-futbollisti i Napolit dhe një prej miqve më të afërt të Diego Armando Maradonës, Pietro Puzone, është përballur sërish me një situatë që i rrezikoi jetën. 63-vjeçari u gjet në gjendje të rëndë në rrugët e Acerra-s, pranë Napolit.

Puzone, kampion i Serie A me Napolin në vitin 1987, kishte kaluar ditë të tëra në një stol, ndërsa përballej me varësinë nga alkooli.

Të lidhura

None found

Sipas mediumit italian “Gazzetta dello Sport”, ish-lojtari u gjet në gjendje kritike dhe me plagë të thella në krahë e në këmbë.

Ndërhyrja që shmangu një tragjedi të mundshme erdhi pas apelit të aktivistit mjedisor Alessandro Cannavacciuolo, i cili publikoi një mesazh në rrjetet sociale. Reagimi u përhap me shpejtësi, ndërsa shërbimet e emergjencës, të lajmëruara nga kryetari i bashkisë, Tito d’Errico, i dhanë Puzones ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Ai ndodhet aktualisht në spitalin ‘Villa dei Fiori’, ku po merr trajtim dhe po kryen analiza të mëtejshme. Gjendja e tij ishte jashtëzakonisht e rëndë. Kishte qëndruar për ditë të tëra nën diell dhe vazhdonte të konsumonte alkool”, deklaroi Cannavacciuolo.

Aktivisti shtoi: “Pyetja është se sa gjatë do të kishte mbijetuar. Ne kemi nisur procedurat ligjore dhe të shëndetit social për të garantuar shërimin e tij afatgjatë”.

Puzone është formuar në akademinë e Napolit, ndërsa debutimin në Serie A e bëri në vitin 1982.

Gjatë sezonit historik 1986/87, ai festoi me klubin fitimin e kampionatit dhe Kupës së Italisë, duke përbërë kështu “kurorën e dyfishtë”. Në atë periudhë, Puzone ndau dhomën e zhveshjes dhe fushën me legjendën argjentinase Maradona, me të cilin kishte një miqësi të ngushtë.


Shtuar 20.08.2026 23:16

matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet