Një nga monumentet më mbresëlënëse të historisë së Irlandës tashmë i përket një prej figurave më të fuqishme të industrisë së teknologjisë.
Të lidhura
None found
Mark Zuckerberg, drejtuesi ekzekutiv i Meta-s, së bashku me bashkëshorten e tij, Priscilla Chan, kanë blerë Kështjellën Strancally, një rezidencë madhështore gotike të shekullit të 19-të në Qarkun Waterford të Irlandës.
Siç raportoi New York Post, ndërtesa prej guri ka tre kate dhe shtrihet në një pronë prej 110 akrash, e cila ofron pamje drejt lumit Blackwater.
Konfirmimi për blerjen erdhi nga një zëdhënës i Zuckerberg. Ai deklaroi se themeluesi i Facebook-ut dhe familja e tij “mezi presin të vazhdojnë të kujdesen për këtë shtëpi historike dhe të kalojnë kohë në Irlandë, ku Meta mban selinë e saj ndërkombëtare”.
Megjithatë, historia e kështjellës nuk lidhet vetëm me arkitekturën dhe vlerën e saj. Strancally mbart edhe një legjendë të errët, e cila i jep blerjes një atmosferë misterioze.
Shkrimtari anglez William Howitt, i cili ndërroi jetë në vitin 1879, ka shkruar për një traditë lokale që e lidhte këtë zonë me veprime kriminale të së kaluarës.
Në rrëfimet e tij thuhet se kështjella mund të ketë pasur lidhje me të ashtuquajturat Kështjella Desmond, fortesa mesjetare që përdoreshin nga Kontët e Desmond në Irlandë.
Howitt përcolli histori dramatike, sipas të cilave vizitorë të pavetëdijshëm joshnin drejt kështjellës, ku më pas binin në kurth dhe vriteshin.
Edhe pse këto tregime i përkasin traditës lokale dhe lidhen me ngjarje historike të pakonfirmuara, ato i shtojnë një element enigmatik pronës së re të themeluesit të Meta-s.
