Ministria e Mbrojtjes: 18 vatra zjarri të evidentuara, 9 vijojnë të jenë aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur bilancin më të fundit për situatën e zjarreve në vend, të përditësuar deri në orën 20:00 të kësaj të enjteje.

Gjatë ditës janë evidentuar 18 vatra zjarri. Prej tyre, 9 janë ende aktive, ndërsa 3 të tjera po mbahen nën monitorim.

Të lidhura

None found

Për përballimin e situatës në terren janë angazhuar 383 forca operacionale dhe 24 automjete zjarrfikëse. Operacioni mbështetet gjithashtu nga 90 efektivë të Forcave të Armatosura, 1 automjet zjarrfikës dhe 4 helikopterë të Forcës Ajrore.

Në Gojan–Gjegjan të Pukës vijon të jetë vatra më problematike, për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë. Forcat po punojnë për mbrojtjen e banesave, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar. Ndërhyrja po kryhet nga toka dhe ajri, me pjesëmarrjen e 40 efektivëve të FA-së dhe 3 helikopterëve.

Në Mal Milot të Kurbinit po vijon puna për shuarjen e zjarrit me 3 automjete zjarrfikëse, 1 autobot, 20 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë. Rreziku ndaj banesave është eliminuar, ndërsa ekipet po përpiqen ta vendosin plotësisht vatrën nën kontroll.

Pas riaktivizimit të zjarrit në Malin e Dajtit, ndërhyrja po zhvillohet me forca tokësore dhe 1 helikopter të FA-së. Sipas të dhënave, zonat e banuara nuk janë në rrezik.

Vatra në Gjon të Bulqizës mbetet aktive dhe po monitorohet nga 5 zjarrfikës, 22 vullnetarë dhe 4 forca bashkiake. Përparësi në këtë zonë ka mbrojtja e banesave pranë zjarrit.

Në Ballaxhiaj të Memaliajt, ndërhyrja e forcave operacionale ka bërë të mundur vënien e zjarrit nën kontroll. Vatra ndodhet larg banesave, ndërsa në operacion janë përfshirë mjete dhe efektivë zjarrfikës, forca policore dhe vullnetarë.

Edhe në Qafë Helmes situata paraqitet e përmirësuar. Zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe është izoluar nga krahu i Selishtës. Në Lufaj të Mirditës, ndërkohë, vatra është vënë nën kontroll. Në të dyja zonat nuk ka rrezik për banesat dhe po vijon monitorimi.

AKMC po koordinon dhe monitoron situatën në të gjithë territorin, në bashkëpunim me strukturat qendrore dhe vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile.


Shtuar 20.08.2026 21:32

casibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet