Deputetët e PDK-së u vendosin letra kolegëve të LVV-së: Respektoni Kushtetutën dhe konstituoni Kuvendin

Nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vendosur në tavolinat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje letra përmes të cilave kërkojnë respektimin e Kushtetutës dhe përmbylljen e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të lidhura

None found

Ky veprim u ndërmor gjatë seancës së thirrur nga PDK-ja, e cila kërkon që seanca konstituive të mbahet çdo 48 orë, derisa të përfundojë procesi i konstituimit të Kuvendit.

Në këtë seancë nuk morën pjesë deputetët e LVV-së. PDK-ja përsëriti pretendimin se subjekti që siguroi shumicën në zgjedhjet e fundit nuk po pranon ta përmbushë përgjegjësinë kushtetuese për formimin e institucioneve.

Përmes letrës, PDK-ja u bën thirrje deputetëve të shumicës që mandatin e tyre ta ushtrojnë në përfaqësim të qytetarëve dhe jo në funksion të interesave apo urdhrave partiakë.

“Kushtetuta është mbi partinë, Republika është mbi liderin politik dhe mandati qytetar mbi urdhrin politik”, thuhet, ndër të tjera, në letër.

Partia Demokratike e Kosovës u kërkon gjithashtu deputetëve të shumicës të marrin përgjegjësi individuale për funksionalizimin e Kuvendit. Sipas saj, përmbushja e një detyrimi kushtetues nuk mund të varet nga përllogaritjet politike.

Në mesazh trajtohen edhe pasojat që bllokada e institucioneve po sjell për qytetarët, ndërkohë që familjet përballen me përgatitjet për vitin e ri shkollor, shpenzimet e dimrit, çmimet, tatimet dhe vështirësitë ekonomike.

“Qytetarët tanë nuk mund të presin pafundësisht. Për këto probleme duhet të punojnë institucionet dhe për këto nevoja duhet të flasë Kuvendi”, theksohet në letër.

Në përfundim, deputetëve u drejtohet kjo thirrje: “Respektoni betimin tuaj. Respektojeni mandatin tuaj. Respektojeni Kushtetutën. Konstituojeni Kuvendin. Bëjeni detyrën tuaj.”

PDK-ja ka bërë të ditur se do të vijojë të kërkojë zhvillimin e seancës konstituive në përputhje me afatet procedurale, deri në funksionalizimin e Kuvendit.

Paraprakisht, për të gjashtën ditë radhazi, deputetët e PDK-së kanë penguar hyrjen në objektin e Qeverisë së Kosovës, duke synuar të takojnë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.


Shtuar 20.08.2026 11:41

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet