Paraditen e kësaj të enjteje, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Maliqit për Reformën Territoriale, është shoqëruar me tensione dhe debate, ndërsa të majtët braktisën sallën.
Mbledhja, e thirrur nga opozita, nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati rreth 20 minuta. Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak të Maliqit, i cili më pas do t’i përcillej Kuvendit, në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.
Të lidhura
None found
Grupi i këshilltarëve të majtë, tha se nuk do të shpreheshin me një vendimmarrje për propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit.
Pas kësaj, kryetari i Këshillit Bashkiak deklaroi mbylljen e mbledhjes, duke shkaktuar reagime nga këshilltarët e opozitës dhe qytetarët e pranishëm.
Ndërkohë një i moshuar shihet i revoltuar për mbylljen e mbledhjes, ndërsa i drejtohet njërit prej të pranishmëve duke iu drejtuar edhe me bastunin e tij.
“Kush e mbyll mbledhjen. Ulu atje. Ulu shpejt”, thotë i moshuari.
Kujtojmë, që sipas draftit të propozuar nga socialistët për Reformën Territoriale, Bashkia e Maliqit bashkohet me atë të Korçës.


