Harry Maguire thotë se Manchester Unitedi beson se ka mundësinë të konkurrojë për titullin e Ligës Premier me Michael Carrickun në krye të skuadrës këtë sezon.
Të lidhura
None found
Mbrojtësi anglez do ta nisë sezonin e tetë te “Old Trafford”, një periudhë në të cilën vështirësitë kanë qenë më të shumta se momentet e triumfit.
Gjatë aventurës së tij me klubin, 33-vjeçari ka ngritur vetëm dy trofe, Kupën EFL dhe FA Cup. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e dy finaleve të humbura të Ligës së Evropës, ndërsa në disa raste ka hasur probleme edhe me formën personale.
Që prej rikthimit të tij në klub në janar, pas largimit të Amorimit, Manchester Unitedi i drejtuar nga Carrick ka regjistruar më shumë fitore se çdo ekip tjetër i Ligës Premier, gjithsej 12. Në të njëjtën periudhë, “Djajtë e Kuq” kanë shënuar edhe numrin më të madh të golave, 33.
Falë këtij ecurie, Manchester Unitedi e mbylli sezonin në pozitën e tretë dhe siguroi pjesëmarrjen sërish në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht kësaj arritjeje, Maguire mendon se objektivat duhet të jenë më të larta për sezonin 2026/27.
“Synimi ynë është të bëjmë një hap përpara në raport me sezonin e kaluar. Të gjithë duan ta fitojnë Ligën Premier dhe natyrisht që kjo është ajo për të cilën do të luftojmë. Ky është standardi që kërkon ky klub”.
“Besojmë se mund të jemi shumë konkurrues dhe se, kur paraqitemi në nivelin tonë, kemi mundësi të mposhtim cilindo kundërshtar. Na pret një sezon emocionues”.
“Gjatë viteve të mia këtu kemi pasur disa grupe mjaft të bashkuara, por ky është padyshim një nga grupet me marrëdhëniet më të afërta”.
“Koha e kaluar së bashku dhe fitoret në ndeshjet e futbollit ndikojnë që ekipet të lidhen edhe më shumë”.
“Të humbësh finalen e Ligës së Evropës, ta përfundosh sezonin në vendin e 15-të dhe më pas të ngjitesh në vendin e tretë, duke e rikthyer klubin në Ligën e Kampionëve, tregon se ishte një sezon i mirë. Por nuk mund të mjaftohemi me kaq”.
