Prej disa orësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa zona të Pukës, duke djegur dhjetëra hektarë pyje dhe sipërfaqe të konsiderueshme të gjelbërta.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, flakët janë përhapur në zonat e Gojanit, Gjegjanit dhe Haxhiajve, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Të lidhura
None found
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë përmasa të mëdha të zjarrit, ndërsa zona të tëra janë përfshirë nga flakët dhe tymi.
Autoritetet dhe strukturat e emergjencave vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
