Kush do ta fitojë sërish titullin e Serie A? Cilat skuadra do të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve dhe cilat prej ekipeve të sapongjitura rrezikojnë rikthimin në kategorinë e dytë? Përgjigjet vijnë nga superkompjuteri i Opta-s, i cili ka analizuar skenarët e mundshëm për sezonin 2026/27.
Të lidhura
None found
Sezoni i ri i kampionatit italian nis më 22 gusht. Interi, kampioni në fuqi, do ta hapë fushatën në San Siro përballë Monzës, e cila sapo është ngjitur në Serie A. Ndërkohë, Como e drejtuar nga Cesc Fabregas do të luajë në transfertë ndaj Udineses.
Parashikimet janë ndërtuar mbi 10,000 simulime të bazuara në të dhëna, të përpunuara nga superkompjuteri i Opta-s, për të vlerësuar ecurinë e mundshme të Serie A 2026/27.
Sipas analizës, Interi shihet përsëri si skuadra kryesore për të triumfuar në kampionat. Zikaltrit kanë 35.1 për qind probabilitet për të fituar Scudetton.
Surpriza më e madhe është Como, që renditet si pretendenti i dytë me 13.6 për qind shanse për titullin. Pas saj vijnë Roma me 12.7 për qind dhe Juventusi me 11.4 për qind.
Në pozicionin e pestë të projeksioneve ndodhet Napoli, me 7.5 për qind mundësi për të dalë kampion. Atalanta renditet e gjashta me 6.8 për qind, ndërsa Milani është vetëm i shtati, me 5.4 për qind shanse për të fituar Serie A.
Sa i përket luftës për mbijetesë, Monza është skuadra që parashikohet të jetë më e rrezikuara, me 42.9 për qind mundësi për rënie nga kategoria. Në të njëjtën situatë pritet të jenë edhe Frosinone me 40.7 për qind dhe Lecce me 34.3 për qind.
Tabela e plotë e parashikimeve të Opta-s
