Një 67-vjeçar nga Fieri është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e sakta të incidentit ende nuk janë bërë të ditura.
Sipas gazetarit Agron Brataj, lajmi është konfirmuar për BalkanWeb.
Të lidhura
None found
Burri është identifikuar si Lumturim Qerimi, banues në Fier. Nga rënia, ai ka marrë trauma në kokë.
Pas ngjarjes, 67-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë për gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar se si ndodhi ngjarja.
