Irani shqyrton goditjen e bazave amerikane në Europë nëse Trump zgjeron sulmet

Sipas burimeve pranë regjimit iranian, të cituara nga Financial Times, Teherani ka analizuar mundësinë e sulmeve ndaj objektivave ushtarake amerikane në Europë në rast se presidenti Donald Trump vendos të përshkallëzojë luftën.

Të lidhura

None found

Dy persona të afërt me regjimin kanë deklaruar se forcat iraniane po vlerësojnë goditjen e objekteve amerikane në Europën Juglindore. Në mesin e vendeve të përmendura është Bullgaria, e cila muajin e kaluar autorizoi përdorimin e bazës ajrore Bezmer nga avionët amerikanë të furnizimit me karburant.

Një nga burimet ka thënë se edhe Qiproja mund të përfshihet në listën e objektivave. Në mars, një dron goditi një bazë ajrore britanike në ishull.

Teherani paralajmëron për zgjerim të konfliktit jashtë Lindjes së Mesme

Burimet kanë treguar gjithashtu se në Iran është shqyrtuar mundësia e sulmeve ndaj kabllove nëndetëse të fibrave optike në Ngushticën e Hormuzit, nëse përplasja do të përshkallëzohet.

Financial Times raporton se në Teheran po shtohet bindja se rikthimi i luftës është vetëm çështje kohe.

Ndërkohë, bisedimet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit kanë mbetur pa përparim. Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka vendosur së fundmi figura më radikale në poste kyçe të sigurisë dhe ushtrisë.

Trump deklaroi të martën se, për momentin, nuk ka “asnjë bisedë apo negociatë” të planifikuar me Teheranin.

Komandantët e Gardës Revolucionare Islamike kanë paralajmëruar se, në rast të një lufte të re në shkallë të gjerë, objektivat iraniane mund të shtrihen përtej bazave amerikane, impianteve energjetike dhe infrastrukturës në Lindjen e Mesme.

Muajin e kaluar, Garda Revolucionare i drejtoi një paralajmërim edhe Britanisë së Madhe, duke thënë se çdo bazë e përdorur për sulme kundër territorit iranian do të cilësohej si “objektiv legjitim”.

“Irani mund të godasë edhe Europën”

Sidharth Kaushal, studiues në Royal United Services Institute, e konsideron të besueshëm, ndonëse të kufizuar, kërcënimin që paraqesin raketat iraniane për objektivat amerikane në Europë.

Teherani mund të përdorë raketa balistike me rreze të mesme veprimi, mes tyre edhe ato të serisë Shahab, kundër objektivave në Europën Jugore dhe Juglindore. Sipas ekspertit, megjithatë, aftësia e tyre për të shkaktuar efekt do të ulej ndjeshëm në distanca më të largëta.

Një burim pranë regjimit iranian ka deklaruar se Teherani po harton një plan për zgjerimin e luftës nëse Trump i vë në zbatim kërcënimet e tij të mëparshme për të goditur infrastrukturën iraniane.

“Nëse SHBA-ja shkon shumë larg, Irani do të mbrohet me çdo çmim, do të shkojë përtej rajonit dhe do të godasë edhe Europën”, tha burimi.

Rastet e mëparshme tregojnë se Irani synon objektiva në distanca të largëta

Teherani ka treguar edhe më herët se mund të përqendrojë sulmet ndaj objektivave që ndodhen larg kufijve të tij.

Pas fillimit të luftës nga SHBA-ja dhe Izraeli në shkurt, Uashingtoni e akuzoi Iranin për lëshimin e disa raketave drejt bazës së përbashkët amerikano-britanike Diego Garcia, në Oqeanin Indian, rreth 4 mijë kilometra larg Iranit. Asnjë prej raketave nuk e goditi objektivin.

Në mars, Turqia njoftoi se mbrojtja ajrore e NATO-s kishte kapur disa raketa balistike të lëshuara nga Irani. Po gjatë atij muaji, baza britanike Akrotiri në Qipro u sulmua nga një dron.

Zyrtarët perëndimorë dyshuan atëherë se droni ishte iranian, por vlerësuan se ai ishte nisur nga grupe aleate të Teheranit në rajon dhe jo drejtpërdrejt nga Irani.

Sipas burimeve të Financial Times, sulmi iranian i muajit të kaluar ndaj një baze amerikane në Jordani, ku u vranë tre ushtarakë amerikanë, ishte goditja me rreze të gjatë më e saktë e kryer nga Irani. Ngjarja, sipas tyre, dëshmoi kapacitetin e Teheranit për të goditur objektiva në distanca të mëdha.

Ekspertët: Teherani mund të mbështetet te grupet aleate

Ekspertët paralajmërojnë se një përdorim i drejtpërdrejtë i raketave kundër objektivave europiane do të sillte rreziqe të konsiderueshme për Iranin.

Douglas Barrie, nga International Institute for Strategic Studies, tha se sulmet e pretenduara ndaj Diego Garcias tregojnë se Irani ka armë me rreze veprimi mbi 2 mijë kilometra.

Megjithatë, ai nënvizoi se nuk dihet sa raketa të këtij lloji disponon Teherani dhe nëse autoritetet iraniane do të pranonin t’i përdornin ato vetëm për të përcjellë një mesazh politik.

Ekspertët mendojnë se Irani mund ta shohë si më efikase aktivizimin e grupeve aleate në rajon, përfshirë milicitë shiite në Irak, Hezbollahun në Liban dhe Houthit në Jemen.

Brenda regjimit iranian, megjithatë, ekziston edhe frika se Teherani mund ta ketë çuar përballjen me SHBA-në përtej kufijve të sigurt.

Analistët iranianë e kanë interpretuar emërimin e ish-komandantit të Gardës Revolucionare, Mohsen Rezaei, në një post të lartë sigurie si shenjë të forcimit të krahut më të ashpër. Në të njëjtën kohë, mundësitë për një marrëveshje të qëndrueshme me Uashingtonin po pakësohen.

“Mesazhi është: Mos u zemëro, sepse unë jam më i zemëruar se ti”, tha një nga burimet e cituara nga Financial Times.


Shtuar 19.08.2026 10:41

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet