Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli, janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit. Në foto janë çifti i sapomartuar.
Sipas burimeve,Kleo Vrioni, Sara Brugentelli, ishin duke u kthyer nga një lokal nate kur i riu 25-vjeçar humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me një bordurë betoni.
Të lidhura
Ndërkohë, nga aksidenti viktimë mbeti edhe Alvi Muhaxhiri, 15-vjeç ndërsa u plagosën Rejsi Vrijoni, 25-vjeç dhe Klevis Dervishi, 16-vjeç.
Ky i fundit, sipas informacionit të policisë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore.

