Dyshime për lidhje romantike/ CNN rrëfen historinë e pazakontë të Natalie Harp, besnikes që u fsheh në bagazhin e makinës për të ndjekur Trumpin

Një ngjarje e pazakontë e vitit 2023 ilustron nivelin e përkushtimit të Natalie Harp ndaj Donald Trumpit. CNN raporton se, teksa ekipi i Trumpit po organizonte shoqërimin e presidentit të atëhershëm drejt një gjykate në Nju Jork, në autokolonë nuk kishte më hapësirë për të.

Të lidhura

None found

Harp këmbënguli se Trumpi kishte kërkuar vetë që ajo të ishte aty. Për të mos mbetur pas, ajo hyri në bagazhin e një automjeti tip SUV. Ky episod, i bërë publik tani për herë të parë, është vetëm një prej rasteve që tregon afërsinë e veçantë mes saj dhe presidentit amerikan.

35-vjeçarja, e cila më parë drejtonte një program në një televizion konservator, është bërë një figurë e kudogjendur pranë Trumpit. Ajo i përcjell mesazhe, harton postime për Truth Social, i printon artikuj që mund t’i duken me interes dhe koordinon komunikimet me aleatë e politikanë.

Harp u bë pjesë e stafit të Trumpit në vitin 2022, pasi kishte deklaruar se ai ishte njeriu që i kishte shpëtuar jetën. Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024, ajo e shoqëroi në tubimet dhe aktivitetet e zhvilluara në të gjithë vendin, duke i dorëzuar vazhdimisht artikuj, materiale dhe publikime nga rrjetet sociale.

Për shkak të kësaj pune, aleatët e Trumpit i vendosën nofkën “Human Printer”, ose “Printerja Njerëzore”.

“Trumpit i pëlqen vëmendja dhe fakti që ajo është 100 për qind e përkushtuar dhe besnike. Ajo nuk dyshon dhe nuk vë në pikëpyetje”, i tha CNN një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë.

Një ligjvënës republikan tregoi se, edhe kur arrin të flasë drejtpërdrejt me Trumpin, kujdeset gjithmonë që Harp të jetë e informuar.

Megjithatë, prania e saj e pandërprerë nuk është mirëpritur në çdo rast nga pjesëtarët e tjerë të stafit, sipas disa burimeve të cituara nga CNN.

Këshilltarë që kanë kërkuar takime vetëm me Trumpin janë përballur në disa raste me praninë e Harp në dhomë. Burimet pohojnë gjithashtu se ajo u ka thënë disa punonjësve se i raporton vetëm Trumpit, duke krijuar përplasje me strukturën zyrtare të komandës në Shtëpinë e Bardhë.

Një zyrtar i administratës i ka zbutur këto akuza, duke deklaruar se Harp ka marrëdhënie të mira me shumicën e kolegëve dhe se informacionet i dërgon te personat përkatës.

Davis Ingle, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, e ka dalë publikisht në mbrojtje të saj, duke e përshkruar si “një nga ndihmëset më besnike dhe më punëtore” të Trumpit.

Vëmendja ndaj rolit të Harp u shtua pas fjalimit të senatorit demokrat Jon Ossoff, i cili e përmendi atë gjatë kritikave të tij ndaj Trumpit. Shtëpia e Bardhë reagoi ashpër, ndërsa emri i Harp u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

Disa persona pranë Shtëpisë së Bardhë e kanë krahasuar raportin mes Trumpit dhe Harp me “atë të një babai me vajzën”, duke hedhur poshtë çdo nënkuptim tjetër.

Por CNN shkruan se, edhe mes zyrtarëve që prej kohësh janë të shqetësuar për ndikimin e saj të pazakontë, nuk besohet se vëmendja e fundit publike do ta dobësojë pozicionin e Harp pranë presidentit.

Një rast tjetër dëshmon për afërsinë e saj me Trumpin. Pasi presidenti publikoi dhe më pas fshiu një video kontroverse në Truth Social, disa aleatë të tij dyshuan privatisht se pas publikimit mund të qëndronte Harp, pasi ajo ishte një nga të paktët persona që kishin akses në llogarinë e Trumpit.

Sipas CNN, ata nuk deshën ta akuzonin publikisht, sepse druheshin se një veprim i tillë do ta bënte Trumpin edhe më mbrojtës ndaj saj.


Shtuar 19.08.2026 10:40

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet