Tensionet shtohen, Teherani analizon goditjen e bazave amerikane në Europë nëse Trump zgjeron luftën

Teherani po harton skenarë për zgjerimin e konfliktit në rast se presidenti Donald Trump përmbush kërcënimet e mëparshme për të goditur infrastrukturën iraniane. Burime pranë regjimit, të cituara nga Financial Times, bëjnë të ditur se mes alternativave të shqyrtuara janë edhe sulmet kundër objektivave ushtarake amerikane në Europë.

Të lidhura

None found

Dy persona me lidhje të afërta me regjimin iranian thanë se forcat e vendit kanë vlerësuar mundësinë e goditjes së instalimeve amerikane në Europën Juglindore. Në këtë kuadër përfshihet edhe Bullgaria, e cila muajin e kaluar autorizoi avionët amerikanë të furnizimit me karburant të përdornin bazën ajrore Bezmer.

Njëri nga burimet deklaroi se edhe Qiproja mund të shndërrohet në objektiv nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin një ofensivë të re. Në mars, një dron goditi një bazë ajrore britanike në ishull.

Përveç objektivave ushtarake, forcat iraniane kanë analizuar edhe sulme të mundshme ndaj kabllove nëndetëse me fibra optike që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, nëse përplasja përshkallëzohet.

Financial Times raporton se mes zyrtarëve në Teheran po forcohet bindja se rifillimi i luftës është vetëm çështje kohe. Bisedimet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit kanë mbetur në vend, ndërsa Udhëheqësi Suprem iranian, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka vendosur së fundmi figura më radikale në funksione kyçe të ushtrisë dhe sigurisë.

Nga Uashingtoni, Trump tha të martën se për momentin nuk është parashikuar “asnjë bisedë apo negociatë” me Teheranin.

Paralajmërime për një shtrirje të luftës jashtë Lindjes së Mesme kanë ardhur edhe nga komandantët e Gardës Revolucionare Islamike. Ata kanë sinjalizuar se, nëse shpërthen një konflikt tjetër në shkallë të gjerë, lista e objektivave iraniane mund të mos kufizohet vetëm te bazat amerikane, impiantet energjetike dhe infrastruktura në rajon.

Garda Revolucionare i dërgoi muajin e kaluar një paralajmërim edhe Britanisë së Madhe, duke theksuar se çdo bazë e përdorur për goditje kundër territorit të Iranit do të trajtohej si “objektiv legjitim”.

Një burim pranë regjimit e përshkroi qasjen e Teheranit në këto terma: “Nëse SHBA-ja shkon shumë larg, Irani do të mbrohet me çdo çmim, do të shkojë përtej rajonit dhe do të godasë edhe Europën”.

Sidharth Kaushal, studiues në Royal United Services Institute, e konsideron real kërcënimin që raketat iraniane paraqesin për objektivat amerikane në Europë, megjithëse vlerëson se ai mbetet i kufizuar.

Sipas tij, objektiva në Europën Jugore dhe Juglindore mund të arrihen nga raketat balistike iraniane me rreze të mesme, mes tyre edhe modelet e serisë Shahab. Megjithatë, eksperti nënvizon se në largësi më të mëdha efektiviteti i këtyre armëve do të ulej ndjeshëm.

Irani ka treguar edhe më parë se është i gatshëm të provojë goditjen e objektivave që ndodhen shumë larg kufijve të tij.

Uashingtoni e akuzoi Teheranin se, pas fillimit të luftës nga SHBA-ja dhe Izraeli në shkurt, kishte lëshuar disa raketa drejt Diego Garcias, bazës së përbashkët amerikano-britanike në Oqeanin Indian. Instalimi ndodhet rreth 4 mijë kilometra nga Irani, por asnjë prej raketave nuk e arriti objektivin.

Në mars, autoritetet turke njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kishin kapur disa raketa balistike të lëshuara nga Irani. Gjatë të njëjtit muaj, një dron goditi bazën britanike Akrotiri në Qipro.

Zyrtarët perëndimorë dyshuan atëherë se droni ishte iranian, por vlerësuan se ai ishte nisur nga grupe rajonale aleate të Teheranit dhe jo drejtpërdrejt nga territori i Iranit.

Burimet e Financial Times përmendin gjithashtu sulmin e muajit të kaluar kundër një baze amerikane në Jordani, ku u vranë tre ushtarakë amerikanë. Sipas tyre, kjo ishte goditja më e saktë me rreze të gjatë e realizuar nga Irani dhe shërbeu si dëshmi e kapacitetit të tij për të sulmuar në distanca të mëdha.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se lëshimi i drejtpërdrejtë i raketave ndaj objektivave europiane do ta ekspozonte Iranin ndaj rreziqeve të konsiderueshme.

Douglas Barrie, përfaqësues i International Institute for Strategic Studies, tha se sulmet e pretenduara ndaj Diego Garcias dëshmojnë se arsenali iranian përmban armë me rreze më të madhe se 2 mijë kilometra.

Ai shtoi se ende nuk dihet sa raketa të këtij lloji zotëron Teherani dhe nëse autoritetet iraniane do të pranonin t’i përdornin ato vetëm për të përcjellë një sinjal politik.

Sipas ekspertëve, një alternativë që Irani mund ta shohë si më efikase është veprimi përmes forcave aleate në rajon. Në këtë kategori hyjnë milicitë shiite në Irak, Hezbollahu në Liban dhe Houthit në Jemen.

Brenda vetë regjimit ekziston ndërkohë shqetësimi se përplasja e Teheranit me SHBA-në mund të jetë shtyrë tepër larg.

Analistët iranianë e kanë lexuar emërimin e Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës Revolucionare, në një detyrë të lartë sigurie si tregues të forcimit të krahut më të ashpër. Në të njëjtën kohë, mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë me Uashingtonin po veniten.

Një prej burimeve të Financial Times e përmblodhi sinjalin e Teheranit me fjalët: “Mesazhi është: Mos u zemëro, sepse unë jam më i zemëruar se ti”.


Shtuar 19.08.2026 09:46

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişjojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobet